UBT News

Udhëheqësi suprem i Iranit u bën thirrje vendeve muslimane që të ndalojnë eksportet e naftës dhe ushqimeve në Izrael

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei u bëri thirrje shteteve myslimane që të ndalojnë eksportet e naftës dhe ushqimit në Izrael, duke kërkuar fundin e bombardimeve në Rripin e Gazës, njoftuan mediat shtetërore.

“Bombardimet në Gaza duhet të ndalen menjëherë… rruga e eksporteve të naftës dhe ushqimit drejt regjimit sionist duhet të ndalet”, tha Khamenei, duke iu referuar Izraelit.

Izraeli u zotua se do të zhdukë Hamasin, i cili sundon Gazën, në shenjë hakmarrjeje për sulmin vdekjeprurës të grupit më 7 tetor./UBTNews/

Exit mobile version