Udhëheqësi suprem i Iranit ka falur “dhjetëra-mijëra” të burgosur, përfshirë edhe shumë persona që morën pjesë në protestat kundër Qeverisë.
Sipas medias shtetërore, faljet nga Ayatollah Ali Khamenei erdhën me kushte. Faljet vijnë në prag të përvjetorit të revolucionit islamik që ndodhi në vitin 1979.
Protestat në Iran shpërthyen gjatë shtatorit të vitit të kaluar pas vdekjes së një gruaje në paraburgim që po mbahej nga policia morale e Iranit. 22-vjeçarja Mahsa Amini u arrestua pasi dyshohet se mbante hixhabin ose shaminë e saj “në mënyrë të pahijshme” – në kundërshtim me kodin e rreptë të veshjes së Iranit për gratë.
Autoritetet i kanë portretizuar protestat – të cilat janë ende duke vazhduar – si “trazira” të mbështetura nga të huajt dhe nganjëherë janë përgjigjur me forcë vdekjeprurëse.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se më shumë se 500 demonstrues janë vrarë, në mesin e tyre 70 të mitur, dhe rreth 20 mijë janë arrestuar./UBTNews/