Udhëheqësi suprem i Iranit ka fajësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin për protestat antiqeveritare që kanë përfshirë vendin. Ky është deklarimi i tij i parë publik për trazirat.
Ajatollah Ali Khamenei tha se “trazirat” janë nxitur nga armiqtë e mëdhenj të Iranit dhe aleatët e tyre dhe pretendoi se Kuranet ishin djegur. Ai u bëri thirrje forcave të sigurisë që të jenë të gatshme për t’u marrë me trazirat e mëtejshme.
Protestat – sfida më e madhe ndaj sundimit të tij për një dekadë – u nxitën nga vdekja në paraburgim e një gruaje.
Mahsa Amini, 22-vjeçare, ra në koma disa orë pasi u arrestua nga policia e moralit më 13 shtator në Teheran për dyshimin se kishte thyer ligjin e rreptë që u kërkon grave të mbulojnë flokët me një hixhab ose shami. Ajo vdiq tri ditë më vonë.
Familja e saj pretendon se zyrtarët policorë e kanë goditur me shkop dhe ia kanë përplasur kokën për automjetet e tyre. Policia ka thënë se nuk ka prova për ndonjë keqtrajtim dhe se ajo pësoi “insuficiencë të papritur të zemrës”./UBTNews/