Një udhëheqës separatist në Ukrainën lindore u ka bërë thirrje banorëve të evakuohen në Rusi.
Denis Pushilin, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR), tha në një deklaratë se rekomandimi për evakuim është për shkak të “përkeqësimit të mprehtë” të situatës ushtarake.
Ai akuzoi forcat ukrainase se kishin grumbulluar “trupa dhe armë vdekjeprurëse” përgjatë vijës së kontaktit dhe pretendoi se ushtria tani është “në formacion luftarak dhe gati për të kapur Donbasin me forcë”.
“Jeta dhe shëndeti i qytetarëve tanë mund të rrezikohet nëse armiku bombardon zonat e populluara të Republikës. Për këtë arsye, që nga sot, 18 shkurt, është organizuar evakuim masiv i centralizuar i popullsisë në Federatën Ruse”, tha ai.
Ai shtoi se evakuimet janë organizuar në koordinim me Moskën me “strehimin dhe akomodimin e qytetarëve tanë në rajonin e Rostovit janë gati”.
Gratë, fëmijët dhe të moshuarit do të jenë të parët që do të evakuohen./UBTNews/