Udhëheqësi i grupit militant libanez Hezbollah kërcënoi të mërkurën se do të synojë ishullin evropian të Qipros nëse shpërthen lufta mes Izraelit dhe Libanit.
“Edhe Qiproja do të bëhet pjesë e kësaj lufte nëse hap aeroportet dhe bazat e saj për forcat izraelite”, tha Hassan Nasrallah në një fjalim televiziv që erdhi vetëm një ditë pasi Izraeli paralajmëroi grupin e fuqishëm militant.
Ky është kërcënimi i parë nga ai drejtuar Qipros, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian dhe që shtrihet në detin Mesdhe, afërsisht 200 kilometra nga Libani, dhe që ka mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake me Izraelin që nga viti 2014 deri vitin e kaluar.
Tensionet midis Hezbollahut dhe Izraelit janë rritur si pasojë e sulmeve të Hamasit nga 7 tetori dhe fushata ushtarake që pasoi nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit në Gaza. Javët e fundit, intensiteti i sulmeve ndërkufitare mes të dyve është rritur, duke ngritur shqetësime mbi perspektivën e një lufte të plotë./UBTNews/