UBT News

Udhëheqësi i grupit Wagner pretendon se rusët kanë marrë kontrollin e “të gjithë territorit të Soledarit”

Themeluesi dhe kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se grupi ka marrë kontrollin e tërë “territorit të Soledarit”.

CNN nuk arriti t’i verifikojë këto pretendime dhe zyrtarët ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të martën mbrëma falënderuan ushtarët ukrainas “për guximin dhe qëndrueshmërinë e tyre në mbrojtjen e Soledar”.

Një ushtar ukrainas i tha CNN-it të martën se situata brenda dhe rreth qytetit ishte “kritike” dhe “e vështirë”.

Prigozhin shkroi në kanalin e tij në Telegram se qendra e Soledarit është “si një kazan, ku po zhvillohen luftime urbane”.

Ai shtoi se janë vetëm njësitë Wagner që po luftojnë për kontrollin e qytetit, jo Forcat e Armatosura Ruse./UBTNews/

Exit mobile version