Udhëheqësi i departamentit – Qendra e Kompetencës në “Raiffeisen Bank” në Kosovë, Bujar Ibrahimi, ka zhvilluar një ligjëratë tematike me studentët e Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, në kuadër të lëndës “Bankimi”, të udhëhequr nga profesori Shpresim Vranovci.
Në kuadër të këtij diskutimi u fol rreth temës: “The future of Banking”, ku Bujar Ibrahimi shtjelloi detaje të transformimit të sistemit banket ndër vite, si dhe rreth digjitalizimit të bankave gjë e cila po ndikon në të ardhmen dhe funksionimin e tyre.
Ndër të tjera, Ibrahimi foli edhe rreth sulmeve kibernetike të cilat janë shpeshtuar në banka dhe rrezikut prej tyre, duke u treguar studentëve se cilat janë hapat të cilat po i ndërmarrin bankat për t’u mbrojtur nga këto probleme.