Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka thënë gazetës Die Zeit se kontributet që shtetet evropiane kanë caktuar deri më tani për vitin 2024 për Ukrainën nuk janë “mjaft të mëdha”.
Ukraina duhet të arrijë të mbrojë territorin e saj, tha Scholz, “dhe kjo nuk duhet të dështojë për shkak të mungesës së mbrojtjes ajrore, artilerisë, tankeve apo municioneve”.
“Me bindje të plotë them se Evropa duhet të bëjë më shumë për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen e vendit të saj”, tha ai./UBTNews/