Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov ka thënë se tre djemtë e tij adoleshentë – të moshës 14, 15 dhe 16 – së shpejti do të shkojnë në Ukrainë për të luftuar në vijën e frontit.
Ai ndau një video të djemve të tij në Telegram ku shkroi mes tjerash:“Gjithmonë kam besuar se qëllimi kryesor i çdo babai është të rrënjos devotshmërinë te djemtë e tij dhe t’i mësojë ata të mbrojnë familjen, njerëzit, Atdheun. Nëse doni paqe, përgatituni për luftë!”
Kadyrov e ka bërë njoftimin dy ditë pasi tha se Moska duhet të shqyrtojë mundësinë e përdorimit të një arme bërthamore me rendiment të ulët në Ukrainë pasi forcat ruse u tërhoqën në disa zona./UBTNews/