UBT News

Udhëheqësi çeçen i reagon Papës

Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov të mërkurën tha se Papa Françesku “ra viktimë e propagandës” pasi Papa foli rreth rolit të pakicave etnike ruse në ofensivën në Ukrainë.

“Papa i quajti çeçenët dhe burjatët si më mizorët në ushtrinë ruse”, shkroi Kadyrov në rrjetet sociale, “ai thjesht ra viktimë e propagandës”.

Njësitë çeçene, përfshirë edhe milicinë e Kadyrovit, po luftojnë përkrah forcave të rregullta ruse në Ukrainë.

Kadyrov, i cili sundon Çeçeninë me shumicë myslimane në Rusi, ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të Moskës./UBTNews/

Exit mobile version