Kryetari i Bosnje Hercegovinës tha të martën në një fjalim se ekonomia botërore nuk do të jetë e njëjtë pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Duke folur në një forum ekonomik, Sefik Dzaferovic tha se aktualisht bota po përballet me vështirësi të rëndësishme ekonomike.
“Ndërsa ne nuk ishim shëruar ende plotësisht nga pandemia e Covid-19, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës solli probleme serioze ekonomike për ne. Pas këtij sulmi, bota nuk do të jetë e njëjtë nga këndvështrimi ekonomik”, tha Dzaferovic.
Duke theksuar se ata do të kërkojnë një zgjidhje për krizën, ai vlerësoi se agresioni rus ndaj Ukrainës jo vetëm që solli luftë në Evropë, por testoi edhe çështjet dhe aftësitë tona bazë të mbijetesës.
Dzaferovic shtoi gjithashtu se megjithë ndikimin rus në rajon, Bosnjë Hercegovina është në solidaritet me Ukrainën.
“Ne shpresojmë që lufta të përfundojë sa më shpejt. Me situatën në të cilën ndodhemi, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë muajin e ardhshëm, nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë brenda një viti, por ne e dimë që dimri po afron me pasiguri, dhe sektorët e energjisë, ushqimit, prodhimit dhe shpërndarjes do të preken më shumë nga kriza“, përfundoi ai. /UBTNews.