Në kuadër të lansimit të kompanisë “Gold Ventures Investments Western Balkan”, një partneritet izraelito-kosovar, në Parkun të Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren, u zhvillua një tryezë diskutimi rreth temës: “Partneritetet strategjike me GVI Ballkanin Perëndimor – si të ecim përpara?”.
Në këtë tryezë diskutimi morën pjesë, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, themeluesi i GVI Global, Kobi Kalderon dhe shumë ndërmarrës të huaj dhe vendorë, të cilët shpalosën ide dhe propozime, por edhe treguan rreth rrugëtimit dhe përvojës së tyre në fushën e industrisë dhe biznesit.
Në këtë diskutim u vu theksi tek strategjia e partneritetit në mes UBT-së dhe GVI-së, si dhe ofertave të cilat ju mundëson ky bashkëpunim kompanive të ndryshme botërore për të ardhur në Kosovë për të investuar.
Përfaqësues të kompanive të shumta në botë të cilët bashkëpunojnë më GVI Global, që diskutuan dhe prezantuan investimet e tyre në këtë tryezë, ishin: Galit Zamler nga “Vickathon”, Annamaria Andres nga “FFG – Austrian Research Promotion Agency”, Andreas Bauer nga “Gateway Ventures”, Xiao Jean XJ Chen nga “Venture Pole”, Harsh Deodhar nga “Ah! Ventures”, Dudu Gencel nga “Vienna Business Agency”, Margarita Bel nga “Gold Ventures Investment”, Asher Ben Artzi nga “Intelligence, Police and Security Consultant”, si dhe Paul Poltner.
Lansimi i “Gold Venture Investments Western Balkan” në ITP-Prizren, do të synoj ofrimin e shërbimeve për grupe të synuara, për kompani lokale dhe për start-up, duke kontribuuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe zgjerimin e tregut të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.