Institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend – UBT ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, me infrastrukturën më moderne dhe profesionistët më të mirë, për hapjen e shkollave të mesme profesionale të profilit të mjekësisë
UBT si lider në ofrimin e mësimdhënies së gërshetuar me punë praktike, me laboratore moderne e aparatura të sofistikuara, po i sjellë Kosovës praktikat më të njohura ndërkombëtare të mësimdhënies, tash edhe për zhvillimin e mësimit të mesëm të lartë.
Duke parë nevojën për mësimdhënie të kualifikuar, të pëgatitur edhe praktikisht – një sistem të mirëfilltë të arsimit të mesëm të lartë, UBT është në proces të akreditimit të shkollave të mesme profesionale, të cilat do të nxjerrin kuadro profesionalee të mirëpërgatitura në disa fusha.
Fillimisht, UBT ekspertizën e saj do ta zhvillojë në profilin e shkencave të mjekësisë, për të dhënë kontributin e saj përmes mësimdhënësve profesionistë dhe të dëshmuar në këtë fushë e cila ka shumë rëndësi për shoqërinë kosovare.
Poliklinika e UBT-së me një infrasturkurë moderne, laboratorë të fundit e staf të specilaizuar do të jetë mundësi e papërsëritshme për vijuesit e shkollave profesionale që të bëjnë ngitjen e tyre profesionale përmes punës praktike, si një prej bazave më të qëndrushme të arritjes profesionale.