Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 4 korrik 1776, ka ngritur themelet e një demokracie, e cila tashmë është shtrirë në shumë vende të tjera, të cilat sot, krahas ShBA-ve festojnë duke kujtuar vlerat dhe idealet mbi të cilat është ndërtuar pavarësia e këtij vendi.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i ka uruar qytetarët për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke konsideruar të nevojshme ruajtjen dhe kultivimin e miqësisë së vërtetë në mes popullit shqiptar dhe popullit amerikan.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kremtojnë pavarësinë, krahas tyre festojmë edhe ne, duke kujtuar, ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi një miqësi të vërtetë në mes popullit shqiptar dhe atij amerikan, e cila ka themele të forta dhe të pathyeshme”, ka thënë rektori Hajrizi.
UBT si institucion i arsimit të lartë në Kosovë, është duke ndërtuar ura bashkëpunimi me institucionet arsimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të shkëmbyer ide inovative në përmirësimin dhe krijimin e një sistemi të ri dhe modern edukativo-arsimor.