Në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka uruar qytetarët, duke e përkujtuar flijimin dhe sakrificën e shqiptarëve për liri dhe demokraci, si dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe shumë shteteve evropiane, të cilat e kanë treguar miqësinë e vërtetë në ditët më të vështira për popullin tonë.
“Më 12 Qershor, ne shënojmë një ditë të rëndësishme dhe historike për popullin tonë – Ditën e Çlirimit të Kosovës. Në këtë ditë, dua të shpreh urimin tim më të ngrohtë për të gjithë ju, që së bashku e kemi kaluar rrugën e vështirë drejt lirisë dhe pavarësisë sonë. Në këtë ditë të shënuar, le të përqafojmë bashkërisht dëshirën tonë të përbashkët për përparim, zhvillim dhe prosperitet të vendit tonë”, ka thënë Presidenti Hajrizi.
Ai ka theksuar se UBT është përkushtuar të ofrojë edukim dhe të formësojë brezat e rinj, të cilët do të jenë liderët e të ardhmes në Kosovë.