UBT ka uruar sot të gjithë maturantët e Kosovës, të cilët po i nënshtrohen Provimit Shtetëror të Maturës, duke e cilësuar këtë proces si një hap kyç drejt të ardhmes akademike dhe profesionale të tyre.
Presidenti dhe Themeluesi i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka theksuar rëndësinë e këtij momenti për të rinjtë e vendit.
“Provimi Shtetëror i Maturës është një moment ku do të reflektoni mbi dijet, përvojat dhe aftësitë që keni ndërtuar ndër vite. Jemi të bindur se jeni të përgatitur për të dhënë më të mirën nga vetja dhe për të hapur rrugën drejt një të ardhmeje të ndritur”, ka deklaruar Rektori Hajrizi.
UBT, si një nga institucionet lider të arsimit të lartë në vend, ofron një gamë të gjerë fushash studimi, qindra bursa, bashkëpunime me mbi 500 universitete ndërkombëtare, si dhe laboratorë të avancuar me teknologji të fundit.
UBT është i pranishëm në të gjitha qytetet kryesore të Kosovës, me kampuse në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Pejë, Prizren, si dhe me qendra ndërkombëtare në Korçë, Budapest, Vjenë dhe Londër, duke i mundësuar studentëve një përvojë të gjerë akademike dhe ndërkombëtare.
UBT i fton të gjithë maturantët që të shohin drejt një rruge të re ku dijet, teknologjia dhe vizioni takohen për të ndërtuar të ardhmen.