UBT News

UBT solidarizohet me banorët e Deçanit, dhuron barna dhe mjete pune për Qendrën e Mjekësisë Familjare

Duke e parë gjendjen e rëndë nga helmimet në Deçan si dhe mungesën e barnave dhe pasijeve tjera mjekësore, UBT ka shprehur menjëherë gatishmërinë e saj për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve atje, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Komunës së Deçanit.
Rektori, prof.Dr. Edmond Hajrizi, e ka dërguar të mërkurën stafin e UBT-së në Deçan për t’u njohur nga afër me nevojat që kanë atje qyetarët dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ku ata po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Pas takimit që kanë pasur me Drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjeksësisë Familjare në Deçan, z.Selmon Berisha, janë identifikuar nevojat për mbështetje.
Rektori i UBT sot pasdite ka vizituar Deçanin ku është pritur nga Drejtori i Shëndetësisë, Musa Berisha të cilit ia ka dorëzuar një kontigjent me medikmente për të ndihmuar shërimin e të helmuarve dhe atyre që po kërkojnë trajtim në këtë qendër mjekësore si dhe materiale pune për stafin e mjekëve atje.
Rektori i UBT-së ka shprehur gatishmërinë për ndihmë e mbështetje edhe me staf mjekësor e me ekspertë të shkencave mjekësore të profileve të ndryshme, nëse kërkohet, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve dhe për ta menaxhuar sa më mirë këtë situatë të rëndë dhe zbardhur shkaqet e këtij helimimi.
“Ne si institucion lutemi për shërimin sa më të shpejtë të qytetarëve të prekur nga ky helmim”, ka thënë Rektori Hajrizi, duke u lutur që rastet si ky të mos përsëriten kurrë.
“Gjithashtu jemi të gatshëm me të gjitha kapacitetet që kemi, duke përfshirë një staf të jashtëzakonshëm mjekësor, që t’u dalim ndihmë qyterëve të Deçanit”.

Exit mobile version