UBT News

UBT sjell AI-në në qendër të diskutimit për Akademinë Verore të Sistemeve të Informacionit

Dekani i Fakultetit të Sistemeve të Informacionit në UBT, Prof. Dr. Blerton Abazi, hapi edicionin e Akademisë Ndërkombëtare Verore, pjesë e “Global UBT Fest”. Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti për studentët e fushës së Teknologjisë së Informacionit dhe sigurisë kibernetike, duke i inkurajuar ata të përfshihen aktivisht në temat e avancuara që do të trajtohen gjatë akademisë.

Pas fjalës përshëndetëse, Prof. Dr. Abazi mbajti ligjëratën kryesore me temën “Aplikimi i Inteligjencës Artificiale në Sigurinë Kibernetike”, ku diskutoi mbi përdorimin e algoritmeve të mësimit të makinerisë dhe analizës së të dhënave të mëdha për zbulimin dhe parandalimin e kërcënimeve në kohë reale. Ai solli shembuj konkretë nga Kosova dhe rajoni, duke nxitur një diskutim aktiv mbi sfidat dhe mundësitë që ofron kjo fushë.

Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërmjet akademisë dhe industrisë, duke u ofruar studentëve mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre praktike dhe për t’u përgatitur për sfidat e sigurisë kibernetike në një mjedis gjithnjë e më të digjitalizuar.

Ngjarja do të vijojë me sesione praktike, panele ekspertësh dhe punëtori të dedikuara për simulime kibernetike, analiza të të dhënave, testim të sistemeve mbrojtëse, transformim dixhital etj. Këto iniciativa synojnë jo vetëm t’u ofrojnë studentëve njohuri teorike, por edhe aftësi të zbatueshme dhe mundësi për ndërtimin e rrjeteve profesionale me industrinë. Kjo përputhet me vizionin e UBT-së për të përgatitur të rinjtë për sfidat moderne në fushën e sigurisë së informacionit dhe inovacionit teknologjik.

Exit mobile version