UBT News

UBT shton mundësitë praktike për studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit me kompaninë Euroaditiv

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me kompaninë italiane Euroaditiv, lider në fushën e aditivëve dhe shtesave mineralogjike për industrinë e ndërtimit.

Marrëveshja u nënshkrua në një ceremoni solemne nga Prof. Visar Krelani, Dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë, dhe Z. Elhami Rexhi, udhëheqës i kompanisë Euroaditiv, në praninë e koordinatores së fakultetit, Blertë Retkoceri.

Ky bashkëpunim ka për qëllim forcimin e lidhjeve mes akademisë dhe industrisë, duke ofruar mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik të fakultetit. Pjesë e marrëveshjes është ofrimi i mundësisë për përdorimin e pajisjeve të avancuara për testimin e materialeve të ndërtimit, një mundësi e rëndësishme për përgatitjen e studentëve për tregun e punës.

Po ashtu, marrëveshja synon t’u ofrojë studentëve mundësinë për të fituar njohuri praktike në fushën e prodhimit të betonit dhe përbërësve të tij, duke rritur kështu cilësinë e arsimit dhe përgatitjen praktike për sfidat e industrisë së ndërtimit.

UBT institucion lider në edukimin inxhinierik dhe inovacionin në ndërtimtari, vazhdon të krijojë mundësi për bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë. Ky bashkëpunim me Euroaditiv është një tjetër hap përpara në përpjekjen e UBT-së për të sjellë standarde të reja në industrinë e ndërtimit dhe infrastrukturës në Kosovë dhe për të ofruar mundësi të reja zhvillimi për studentët dhe profesionistët e fushës./UBTNews/

Exit mobile version