UBT News

UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Anhalt University of Applied Sciences në Gjermani

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Anhalt University of Applied Sciences në Gjermani, në kuadër të programit Erasmus+.

Për të aplikuar në këtë shkëmbim studentor ju duhet të jeni student aktiv në vitin e tretë në nivelin bachelor ose në vitin e dytë në nivelin master, si dhe të jeni student në programet e studimit që ndërlidhen me njërën nga fushat si: Arkitekturë, Trashëgimia Arkitekturore dhe Kulturore, Trashëgimia Monumentale, si dhe Inxhinieri Biomjekësore.

Studentët e interesuar duhet të kenë notën mesatare minimumi 8.5, si dhe njohuri të gjuhës angleze minimumi niveli B1 ose B2.

Bursa e ofruar nga programi Erasmus+ përfshin vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë, përkrahjen financiare për mbulimin e shpenzimeve të jetesës, si dhe përkrahjen financiare për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit.

Data e fundit për aplikim është 11 nëntor 2021, ora 23:00, përderisa studentët e interesuar mund të aplikojnë përmes linkut: Anhalt University of Applied Science – Aplikimi

Exit mobile version