UBT ka shpallur të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Linnaeus University në Suedi, në kuadër të programit Erasmus+.
Për t’u bërë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë, ju duhet të jeni student aktiv i UBT-së në vitin e dytë në nivelin bachelor ose master, të jeni student në njërin prej programeve të studimit: Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri apo Sisteme të Informacionit, të keni notë mesatare minimumi 8.5, si dhe të posedoni njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartpërmendura dhe që kanë shprehur interesim për shkëmbim studentor në Linnaeus University në Suedi, duhet të plotësojnë formën e aplikimit.
Për të mësuar më shumë rreth kritereve për aplikim, dokumenteve, dhe mënyrës së aplikimit vizitoni; https://international.ubt-uni.net/infocorner/ duke klikuar tek Erasmus+ Student Mobility Application Call – Linnaeus University 22_23.
Afati i fundit për aplikim është data 13 mars 2022, ora 23:00.