UBT News

UBT shënoi Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve

Studentët e Fakultetit Infermieri në UBT dhe nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë UBT, nën udhëheqjen e dekanit të Fakultetit të Infermierisë, Fitim Alidema, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve përmes një aktiviteti në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve dhe rëndësisë për ruajtjen e shëndetit, studentët e Fakultetit të Infermierisë dhe nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në UBT, së bashku ofruan falas shërbime për rreth 50 qytetarë, duke përfshirë matjen e sheqerit dhe të tensionit.

Dekani i Fakultetit Infermieri në UBT, profesor Fitim Alidema tha se aktivitete të tilla të studentëve dhe të nxënësve janë në shërbim të praktikimit të profesionit të tyre si dhe në dobi të qytetarëve.

“Është e rëndësishme që ne përçuam mesazh dhe solidarizim ndaj qytetarëve, sepse jemi zemra e shëndetësisë dhe na nevojitet të kemi kontakt të përhershëm me ta. Infermieria është një profesion human, që ka për qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe që tregon dashurinë ndaj tyre”, ka thënë Alidema.

Studentët dhe nxënësit e UBT-së shënojnë çdo ditë të rëndësishme ndërkombëtare përmes aktiviteteve e debateve të ndryshme në kuadër të lëndëve, me ndihmën edhe të profesorëve të UBT-së, me qëllim të dhënies dhe shpërndarjes së mesazhit dhe solidarizimit te qytetarët.





Exit mobile version