UBT News

UBT shënoi Ditën e Tokës

Planeti Tokë është pasuria më e madhe nacionale e çdo vendi, ku funksionet e shumta dhe roli i saj janë te pazëvendësueshme. Mbarë bota më 22 prill shënon Ditën e Tokës. Me shënimin e kësaj dite, mijëra njerëz anekënd planetit zhvillojnë aktivitete, me qëllim të vetëdijesimit dhe sensibilizimit të opinionit për ruajtjen dhe rëndësinë e planetit TOKË.

UBT si përherë edhe kësaj radhe bashkë me ekspertët e fushës së mjedisit organizoi konferencën online, ku sipas Prof. Dr.Nexhat Balaj, ky organizim synon nxitjen e të gjitha grupmoshave dhe profesioneve në shkallë vendi të jenë më miqësor me planetin Tokë, respektivisht me tre komponentët jetike të saj: Ajrin, Ujin dhe Tokën.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi konfirmoi edhe njëherë se UBT është mjaft e angazhuar për rolin, rëndësinë dhe kujdesin ndaj planetit TOKË.

Në konferencën e organizuar nga stafi profesional i fushës së mjedisit në UBT, morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit si dhe akterë të tjerë nga institucionet vendore dhe shoqëria civile.

Ky aktivitet u përmbyll me mbjelljen e disa pemëve, fidaneve dhe luleve në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

UBT Shënoi diten e Tokës

Exit mobile version