Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka akredituar 22 programe të UBT-së për trajnimin profesional të mësimdhënësve, përmes të cilave synohet ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe e të nxënit në fushën dijes për personalin arsimore në vend.
Këto programe trajnimi ofrojnë një qasje inovative dhe synojnë avancimin e personelit akademik, përmes ideve të reja të cialt i përshtaten nevojave sipas profileve të të gjithë mësimdhënësve.
Programet e trajnimit të UBT-së miratuara nga MASHT janë:
- Abuzimi i fëmijëve; Roli i mësimdhënësve në identifikim, raportim dhe përkrahje;
- Bazat e sigurisë në teknologjinë informative;
- Bazat e sigurisë së të dhënave;
- Gjuhë angleze;
- Instrumentet bashkëkohore të teknologjisë në edukim;
- Integrimi i shkathtësive të buta në mësimdhënie I
- Integrimi i shkathtësive të buta në mësimdhënie II
- Inteligjenca e shumëfishtë tek fëmijët;
- Menaxhimi efektiv në klasë;
- Menaxhimi i projekteve;
- Mësimdhënia e aftësive të shekullit XXI;
- Mësimi online;
- Motivimi i adoleshentëve dhe sfidat në edukim;
- Nxënës të ndryshëm dhe nevoja të ndryshme të të nxënit gjatë procesit të mësimdhënies;
- Orientimi në karrierë dhe zhvillimi profesional;
- Prezantimi profesional;
- Qasja e mësimdhënësve tek fëmijët me nevoja të veçanta;
- Shkrimi akademik në shkolla;
- Të mësuarit përmes projekteve;
- Të nxënit bashkëveprues përmes kompjuterit;
- Zhvillimi kognitiv dhe social i fëmijëve të moshave 3-6;
- Zhvillimi kognitiv dhe social i fëmijëve të moshave 6-12;
UBT në vazhdimësi ka ofruar një numër të madh të trajnimeve dhe shkollave profesionale, të licencuara nga shkolla profesionale ndërkombëtare, me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.