UBT News

UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore

Me një vendim zyrtar të lëshuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), UBT është rilicencuar për të ofruar arsimin profesional në katër programe kryesore në fushën e shëndetësisë, duke forcuar edhe më tej pozitën e tij si një nga institucionet udhëheqëse në arsim profesional në Kosovë.

UBT është rilicencuar për ofrimin e këtyre katër programeve:

  • Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë, Niveli III dhe IV (180 kredi AAP)
  • Asistent Dentar, Niveli III dhe IV (180 kredi AAP)
  • Teknik i Farmacisë, Niveli III dhe IV (180 kredi AAP)
  • Teknik i Laboratorit Mjekësor, Niveli III dhe IV (180 kredi AAP)

UBT, si institucion lider në arsim, ofron infrastrukturë moderne dhe kushte të standardeve ndërkombëtare, të cilat i mundësojnë studentëve një përvojë të plotë praktike dhe teorike. Laboratorët e pajisur me teknologji të avancuar, hapësirat multifunksionale për trajnim dhe praktikat e integruara në mjedise reale të punës janë vetëm disa nga asetet që garantojnë një arsimim të cilësisë së lartë.

Përmes këtyre programeve dhe kushteve të avancuara, nxënësit do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale në përputhje me kërkesat e tregut të punës, duke u përgatitur për të qenë konkurrues si në tregun vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Exit mobile version