UBT, si institucion i arsimit të lartë në vend, është rilicencuar në nivel institucional dhe programor nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).
Pas vlerësimit të bërë nga ekspertët ndërkombëtar të Agjencisë Kosovare për Akreditim nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe konfirmuar nga Komisioni për Licencim i MAShTI, UBT ka dëshmuar se ka bërë progres edhe më të madh në të gjitha fushat e studimit dhe në programet e reja të hartuara për herë të parë në Kosovë.
UBT dëshmon edhe njëherë se posedon infrastrukturë moderne për zhvillimin e procesit arsimor, ka bërë hapjen e vendeve të reja të punës, ka lidhur marrëveshje të shumta ndërkombëtare të bashkëpunimit, si dhe ka bërë krijimin e urave të tjera të bashkëpunimit me institucione e parqe teknologjike nga vende të ndryshme të botës.