UBT edhe njëherë është rikonfirmuar si institucioni që ka treguar performancë të jashtëzakonshme në zbatimin e modelit EFQM për cilësi dhe performancë, duke u renditur në 1-2% të institucioneve në mbarë botën që janë të certifikuar në The European Foundation for Quality Management (EFQM).
Ekspertët ndërkombëtarë të Fondacionit Evropian për Menaxhimin e Cilësisë (EFQM) kanë vlerësuar lartë kontributin e UBT-së për nivelin e menaxhimit të cilësisë, duke e cilësuar UBT-në si institucion model në zbatimin e standardeve të EFQM.
“Jemi shumë të kënaqur që UBT vazhdon të përdorë modelin EFQM. Ju keni qenë implementues të shkëlqyeshëm për shumë vite të modelit EFQM, dhe jeni në krye të 1-2% të organizatave të të gjithë botës që keni kontribuar në fuqizimin e EFQM si model në 25 vitet e fundit. Kjo është një performancë e jashtëzakonshme”, thuhet në letrën e dërguar nga përfaqësues të Fondacionit Evropian për Menaxhimin e Cilësisë (EFQM), drejtuar rektorit të UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi.
UBT është lider në implementimin e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane për cilësi, dëshmuar dhe vlerësuar nga The European Foundation for Quality Management (EFQM) me Çmimin e Ekselencës me Pesë Yje.