Në një ceremoni të veçantë në Lisbona të Portugalisë, të organizuar nga ACEEU, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka ri-konfirmuar lidershipin duke fituar çmimin “Entrepreneurship Educator of the Year” nga prestigjiozi Triple E Awards.
Në këtë ngjarje, UBT ka zënë vendin e dytë për çmimin “Young Entrepreneurial University of the Year”, duke u vendosur në mesin e institucioneve më të njohura globale, dhe duke u bërë pionier në Kosovë dhe rajon në arritjen e sukseseve kaq të larta.
Ky vlerësim vjen për të dytin vit radhazi dhe është një dëshmi për inovacionet e shkëlqyera dhe strategjitë që UBT ka implementuar. UBT po kontribuon në krijimin e një ambienti arsimor që ndihmon në zhvillimin e liderëve të rinj dhe nxitjen e ideve të reja, duke ndikuar pozitivisht në shoqëri dhe duke transformuar të ardhmen e arsimit në Kosovë.