UBT ka pritur në takim një delegacion nga Zyra Kombëtare e Erasmus+ në Kosovë, si pjesë e vizitës së tyre monitoruese mbi aktivitetet e projekteve të cilat po i zhvillon UBT në kuadër të programit Erasmus+.
Në këtë takim, Zyra Kombëtare e Erasmus+ është përfaqësuar nga zyrtarja e projektit, Blerinë Zjaça Osmani, e cila u njoftua nga afër edhe për ndikimin që COVID-19 ka pasur në aktivitetet e projektit të zhvilluar nga UBT.
Nga ana tjetër, UBT është përfaqësuar nga profesori i UBT-së, dr. Bertan Karahoda, koordinatorja kombëtare dhe lokale e projektit, dr. Krenare Pireva Nuqi, si dhe drejtori i Zyrës së Projekteve në UBT, dr. Naim Preniqi.
Ndër të tjera, në këtë takim, profesoresha dr. Krenare Pireva Nuqi, bëri një prezantim lidhur me pasqyrën e projektit, ecurinë e zbatimit, si dhe për dukshmërinë e tij.
Ky takim është përmbyllur me konkluzionet që ndërlidhin mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian po i jep sistemit arsimor në nivel kombëtar dhe rajonal.