UBT është zgjedhur si një nga modelet më të mira dhe më të suksesshme për të prezantuar për vlerat sociale në konferencën e World’s Universities with Real Impact 2023 (WURI 2023).
Me këtë rast rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi do të prezantojë ndërtimin e një ekosistemi inovativ duke përfshirë koncepte të reja të tilla si inovacioni, sipërmarrja, përgjegjësia dhe menaxhimi i krizave.
Universitetet e botës me ndikim të vërtetë (WURI) vlerësojnë kontributet reale të universitetit në shoqëri, duke theksuar qasjet kreative dhe inovative të programeve kërkimore dhe arsimore të universiteteve bazuar në gjashtë kategori: Aplikimi Industrial; Krijimi i vlerave të startup-eve dhe sipërmarrjes; Përgjegjësia Sociale, Etika dhe Integriteti; Lëvizshmëria dhe Hapja e Studentëve për shkëmbim dhe bashkëpunim ndërmjet shkollave dhe përtej kufijve kombëtarë; Menaxhimi i Krizave në mes ndryshimeve klimatike; Përparimi gjatë Revolucionit të Katërt Industrial.
Vitin e kaluar, në konferencën e WURI 2022, UBT është ranguar në vendin e gjashtë në botë për revolucionin e katërt industrial, duke shënuar kështu edhe një sukses tjetër të Kosovës në arenën ndërkombëtare në fushën e arsimit dhe edukimit.