UBT News

UBT për të tretin vit radhazi finalist në Triple E Awards – këtë herë edhe në kategorinë globale

UBT ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme ndërkombëtare, duke u përzgjedhur për të tretin vit radhazi si finalist në ceremoninë prestigjioze Triple E Awards, e cila vlerëson universitetet më të angazhuara në dobi të komunitetit dhe me impakt real në shoqëri.

Në këtë kategori globale të çmimeve vlerësohen universitetet nga e gjithë bota në raport me realizimin e Misionin të Tretë të Universiteve, i cili ka të bëjë me angazhimin ndaj komunitetit dhe përtej rolit klasik të universitetit në hulumtim, shkencë dhe edukim.

Iniciativat e shumta të UBT-së, si shërbimet shëndetësore më të lira dhe falas, shërbimet e këshillimit psikologjik, programet gjithëpërfshirëse të bursave, përkrahja profesionale ndaj institucioneve publike, platformat si Pro-Academia, si dhe partneritetet me institucione shtetërore dhe ndërkombëtare për monitorimin e SDG-ve, janë ndër komponentet që kanë bërë që këtë vit UBT të hyjë në listën e ngushtë të finalistëve në Triple E Award Global Engaged University.

Kjo arritje e rëndësishme, jo vetëm për UBT-në, dëshmon edhe një herë rolin e tij si një universitet inovativ, i përfshirë në të gjitha proceset e rëndësishme shoqërore, si dhe promotor i ndërmarrësisë dhe punësimit.

Exit mobile version