UBT organizon një forum të veçantë për të shënuar Ditën Botërore të Ujit. Tema kryesore e forumit do të jetë “Ujë për Paqe”, duke theksuar rëndësinë e ujit si burim themelor për zhvillimin e qëndrueshëm dhe paqen globale. Eventi do të mbahet në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan më 22 mars 2024 nga ora 10:00.
Ky forum do të mbledhë një spektrum të gjerë të interesuarve, duke u përfshirë edhe Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë, përfaqësues të komunave, donatorë në sektorin e ujërave, ofruesit e shërbimeve të ujit në Kosovë, komuniteti i biznesit, shoqëria civile, shoqatat e ujit, profesionistë dhe ekspertë të pavarur.
Ky aktivitet do të ofrojë një platformë për diskutime dhe shkëmbim të ideve rreth sfidave dhe mundësive në lidhje me menaxhimin e ujit, hulumtimin shkencor, politikat publike, dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për të garantuar qasjen e drejtë dhe të qëndrueshme në burimet ujore.
Forumit do t’i jepet rëndësia e duhur për të identifikuar zgjidhje inovative dhe për të përforcuar bashkëpunimin mes të gjithë aktorëve përfshirës në përmirësimin e menaxhimit të ujit dhe promovimin e paqes në Kosovë dhe përtej saj./UBTNews/