UBT News

UBT organizon edhe këtë vit festivalin ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2022”

Global UBT Fest 2022”, ndër festivalet më të mëdha akademike në rajon, tashmë traditë e organizimit të UBT-së, edhe këtë vit, do të sjell aktivitete të ndryshme nga 1 korriku deri më 31 korrik 2022, të cilat do të ofrojnë diskutime dhe debate në më shumë se 30 shkolla verore, përmes profesorëve, ekspertëve dhe studentëve, për tema dhe fusha të ndryshme.

Në kuadër të “Global UBT Fest 2022” do të organizohen samite, ligjërata tematike, vizita studimore, diskutime e debate rreth temave të ndryshme, si dhe punëtori, me studentë, profesorë e ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.

Aktivitete të ngjashme do të shtrihen në sferat e ndryshme të jetës, duke përfshirë: në fushën e artit, medias, sportit, ndërtimtarisë, mekatronikës, agrikulturës, dizajnit, arkitekturës, gjuhës angleze, energjisë, juridikut, biznesit, muzikës, psikologjisë, inxhinierisë kompjuterike, politikës, infermierisë, farmacisë, stomatologjisë, anesteziologjisë, radiologjisë, sigurisë, e fushave të tjera.

Studentët kanë nevojë që përtej studimeve, të zhvillojnë njohuritë e tyre edhe përmes aktiviteteve të tilla, duke iu shërbyer edhe për t’u certifikuar në fund të akademive, por edhe për të përjetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme, të cilën e ofron “Global UBT Fest 2022”.

Roli i festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2022” në sferën e arsimit dhe të edukimit, është i fuqishëm, meqë ndikon në përmirësimin dhe përforcimin e njohurive, dhe në praktikimin e fushave të ndryshme, të cilat bëjnë të mundur që studentët të jenë më të përgatitur dhe më të profesionalizuar.

Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2022”, mund të regjistrohen përmes linkut: Global UBT Fest 2022 – Regjistrimi

Exit mobile version