UBT News

UBT organizon Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit

Më datë 26 maj 2025 (e hënë), me fillim nga ora 11:30, në ambientet e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, do të organizohet Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit, profesor i shquar, studiues i palodhshëm dhe figurë e rëndësishme e arsimit të lartë në Kosovë.

Kjo ceremoni përkujtimore organizohet për të nderuar jetën, veprën dhe kontributin e tij të çmuar në formimin akademik të shumë brezave të studentëve, si dhe për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e arsimit dhe kapaciteteve shkencore në vendin tonë.

Prof. Dr. Naser Kamberi ka qenë një prej figurave themelore në ndërtimin e programeve akademike në UBT, duke sjellë vlera të veçanta përmes angazhimit të tij profesional dhe vizionit të gjerë akademik. Ai do të kujtohet përherë si një njeri me integritet të lartë, përkushtim ndaj dijes dhe dashuri të thellë për studentët dhe kolegët.

Në emër të Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, stafit akademik, studentëve dhe të gjithë komunitetit të UBT-së, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj akademie përkujtimore për të nderuar kujtimin dhe trashëgiminë e profesorit tonë të nderuar.

Exit mobile version