UBT News

UBT organizoi diskutim mbi zhvillimin e sigurisë së Kosovës dhe transformimin e FSK-së, me Gjeneralmajor dhe ZVKOMFSK, Enver Cikaqi

Në UBT, u organizua një diskutim i hapur mbi temën e rëndësishme “Proceset e Sigurisë së Kosovës dhe Zhvillimi i FSK-së”, me pjesëmarrjen e Gjeneralmajorit dhe Zëvendës Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (ZVKOMFSK), Enver Cikaqi, i cili ndau eksperiencat dhe vizionin e tij për sfidat dhe zhvillimet e fundit në sektorin e sigurisë në Kosovë.

Aktiviteti ka ofruar një mundësi për studentët e Fakulteteve Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë dhe stafin akademik të UBT-së për të angazhuar një bisedë të drejtpërdrejtë mbi rëndësinë e forcimit të sigurisë në vend dhe rolin që Forca e Sigurisë së Kosovës luan në garantimin e stabilitetit dhe paqes në rajon.

Gjatë diskutimit, janë shqyrtuar zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë dhe janë trajtuar tema të rëndësishme lidhur me përgatitjen dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së. Pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të dëgjojnë nga afër përkushtimin e FSK-së për të kontribuar në stabilitetin e Kosovës, duke përfshirë sfidat dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të saj.

Gjatë diskutimit, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka theksuar rëndësinë e këtij aktiviteti për studentët dhe komunitetin akademik të UBT-së.

Në UBT, ne besojmë se arsimimi dhe njohuritë e thella mbi këto çështje janë të rëndësishme për të forcuar ndërgjegjësimin dhe për të kontribuar në një të ardhme më të sigurt dhe më stabile për vendin tonë”, tha Rektori Hajrizi.

Nga ana tjetër, Gjenerali Enver Cikaqi, Zëvendës Komandant i FSK-së, ka ndarë me pjesëmarrësit një mesazh të fuqishëm mbi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe rolin e saj në garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

FSK-ja ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm në vitet e fundit dhe është një nga faktorët kyç në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. Siguria është një detyrë që kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh Gjeneralmajor Cikaqi.

Ky aktivitet krijoi mundësi për bashkëbisedim dhe shkëmbim ideje për një temë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Pjesëmarrësit kanë shprehur interes të madh për këto çështje dhe kanë kontribuar me pyetje dhe ide mbi mënyrat për të avancuar më tej sigurinë kombëtare dhe rajonale.

Exit mobile version