UBT ka organizuar konferencën për promovimin e Kosovës me titull: “Kosova – Past, Present and the Future”, në të cilën po marrin pjesë figura të shquara nga fusha të ndryshme nga Kosova dhe diaspora.
Me këtë rast, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si nikoqir i Konferencës po merr pjesë në organizimet për promovimin e Republikës së Kosovës, në Vatikan dhe Romë të Italisë, ku po mbahen edhe një sërë aktivitetesh të tjera.
Me mbështetjen e plotë të UBT-së dhe me përkrahjen e ish-bashkëpunëtorit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, Christopher Hyland, Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, e bashkëpunëtorëve të tjerë, do të mbahet Konferenca: “Kosova – Past, Present and the Future”, në të cilën do të trajtohen tema të ndryshme rreth promovimit të zhvillimit, komunitetit dhe dialogut në shërbim të paqes dhe vlerave njerëzore.
Aktivitetet do të vazhdojnë me koncertin e madh në ndërtesën historike Pantheon, ku për herë të parë në histori do të performohet “Kosova – Hyland Peace”, nga Filharmonia e Italisë dhe sopranoja e mirënjohur nga Kosova, Adelina Paloja.