Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me kompaninë e sigurimeve “SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP”, për zhvillimin e një programi të bashkëpunimit dhe shkëmbimit akademik në programet hulumtuese.
Përmes kësaj marrëveshje, UBT dhe kompania e sigurimeve “SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP”, do të bashkëpunojnë në shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e hapësirave për studentët e UBT-së për realizimin e punës praktike në këtë kompani, si dhe për zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, shkencore dhe hulumtuese.
Ndër të tjera, kjo marrëveshje bashkëpunimi i kontribuon të dyja palëve, duke përfshirë edhe avancimin e stafit nga kompania e sigurimeve përmes trajnimeve dhe programeve që ofron UBT dhe që kanë për qëllim ngritjen dhe avancimin profesional të stafit të tyre.
UBT, përmes marrëveshjeve të tilla të bashkëpunimit synon ndërlidhjen me industrinë, duke ndihmuar të dyja palët, si dhe duke u hapur dyert studentëve të UBT-së për zhvillimin e tyre profesional për rrugëtimin e tyre në karrierë.