Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është takuar me Rektorin e Trakya Üniversitesi në Turqi, Dr. Erhan Tabakoğlu, dhe me këtë rast kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.
Në takimin e realizuar, Rektori Hajrizi dhe Rektori Tabakoğlu diskutuan edhe për projekte konkrete të përbashkëta në fusha të ndryshme, me qëllim që të hapin mundësi të reja për të rinjtë e të dy vendeve.
Në vazhdën e vizitës së tij në Turqi, Rektori Hajrizi ka vizituar edhe laboratore të ndryshme, qendra të inovacionit dhe shkolla.