Studentëve tashmë UBT falë shtrirjes së bashkëpunimit me “The University of Iowa” dhe me “University of Northern Iowa”, do t’iu mundësojë bursa studimi, shkëmbim të përvojave studentore si dhe benefite të tjera, të cilat do t’iu ndihmojnë në përmirësimin dhe përforcimin e njohurive të reja.
Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së, “The University of Iowa” dhe “University of Northern Iowa”, me mbështetjen e Konsullatës së Kosovës në shtetin e Iowa-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim të promovimit dhe shpërndarjes së ideve inovative dhe kreative për përmirësimin dhe rregullimin e gjendjes së sistemit arsimor.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka falënderuar përfaqësuesit e këtyre universiteteve për gatishmërinë për të ndërlidhur ura bashkëpunimi me UBT-në, duke i premtuar atyre një partneritet të fuqishëm dhe korrekt.
“Ne e dimë që Kosova është e vogël dhe ka resurse të limituara në arsim, në hulumtime në infrastrukturë, dhe kjo krijon rëndësinë e të pasurit bashkëpunëtor, miq që ne të duke punuar më tepër në këto drejtime. Dhe për këtë arsye për neve është shumë e rëndësishme që të krijohen bashkëpunime strategjike, sikurse bashkëpunimi me IOWA-në”, rektori Hajrizi.
Shefi i misionit në Konsullatën e shtetit të Iowa-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Artan Duraku, drejtoresha e Rekrutimit dhe Pranimeve Ndërkombëtare në “University of Northern Iowa”, Kristi Marchesani, si dhe Timothy Ross nga “The University of Iowa”, u shprehen të lumtur dhe të entuziazmuar për arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi me UBT-në, duke e konsideruar të nevojshme dhe të domosdoshme për të kontribuar në të ardhmen e arsimit cilësor.