UBT News

UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ndërmarrjen Hidroekonomike “Iber-Lepenc”

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Kryeshefin Ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Iber Lepenc”, Faruk Mujka.

Përmes kësaj marrëveshje të bashkëpunimit, UBT dhe NHE “Iber Lepenc” do të themelojnë dhe zbatojnë projekte, programe dhe aktivitete në fusha të ndryshme.

Të dy institucionet do të ofrojnë ekspertizë profesionale me qëllim të arritjes së një shkalle të suksesshme të ndërtimit të kapaciteteve institucionale dhe zhvillimore, në veçanti në: ide, projekte, pilot-projekte dhe programe të caktuara.

Exit mobile version