Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në UBT ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë italiane të hekurudhave Generale Costruzioni Ferrovie nga Roma në Itali.
Kjo marrëveshje është rezultat i angazhimeve të shumta dhe ka krijuar një bashkëpunim të ndërsjellë që ofron mundësi praktike për studentët tanë. Gjithashtu, është një mundësi e jashtëzakonshme për palën italiane, e cila ka marrë përsipër udhëheqjen e rehabilitimit të hekurudhës kosovare.
Rëndësia e marrëveshjes:
Generale Costruzioni Ferrovie është një kompani me bazë në Romë dhe projekte në mbarë botën, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Kanadanë, Amerikën dhe më shumë.
Hekurudha është një mjet kryesor transporti për njerëzit dhe mallrat, dhe kjo marrëveshje do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së hekurudhave në Kosovë dhe ndërlidhjen e tyre me Evropën.
Kjo marrëveshje nuk do të ishte e mundur pa përkrahjen e bashkëpunëtorëve të të dy palëve.
Stafi i cili mundësoi këtë marrëveshje:
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi
Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, Prof. Visar Krelani
Drejtori i Laboratorëve, Prof. Fisnik Laha
Drejtoresha e Kampusit, Lirigzona Morina
Nga ana e Generale Costruzioni:
Menaxheri i Projektit, Inxh. Roberto Accinelli
Inxh. Fatos Zejnullahu
Përgjegjësja për Cilësi, Inxh. Blerina Mehmeti
Tashmë, stafi i Ndërtimtarisë dhe studentët e UBT-së, së bashku me stafin e kompanisë Generale Costruzioni Ferrovie, mund të shkëmbejnë eksperiencat e tyre dhe të kontribuojnë në përmirësimin e hekurudhave në Kosovë. Kjo do të ndihmojë në shtimin e cilësisë dhe të bërit pjesë e rrugëve të transportit të njerëzve dhe mallrave në Evropë.