Në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren, drejtori i Kampusit të UBT-së në Prizren, Vehbi Sofiu ka nënshkruar një marrëveshje me anëtarë dhe partnerë të ITP-së për Digital Transformation Center, duke e transformuar këtë të fundit në një konsorcium të anëtarëve dhe partnerëve për zhvillimin e një ekosistemi digjital.
UBT si një prej institucioneve lider të digjitalizimit në vend, së bashku me organizata dhe kompani të tjera do të ofrojnë mbështetje përmes aktiviteteve të ndryshme në transformimin digjital të vendit, duke mundësuar kështu zhvillimin e mëtutjeshëm socio-ekonomik.
Përmes kësaj marrëveshje, ky konsorcium në mesin e të cilit është edhe UBT, është nisur një bashkëpunim për të mbështetur kompani të vogla dhe të mesme për të për përfshirë teknologjitë, proceset dhe aftësitë digjitale në aktivitetet e tyre të përditshme.
Photo credits: ITP