UBT News

UBT në vizitë zyrtare në Universitetin Politeknik të Valencias në Spanjë

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Prof. Binak Beqaj, dhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, Prof. Visar Krelani, po zhvillon një vizitë zyrtare në Universitetin Politeknik të Valencias në Spanjë.

Në kuadër të kësaj vizite, u zhvillua një prezantim nga Rektori Hajrizi rreth ekosistemit inovativ të UBT-së, i cili ndërthur arsimin, kërkimin shkencor dhe teknologjinë për të krijuar një mjedis inovativ akademik dhe profesional.

Gjatë këtij prezantimi u shpalosën qasjet novatore të institucionit në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe UBT International Smart Schools, shkollat e para në Kosovë dhe rajon që ofrojnë edukim cilësor, me kurrikula ndërkombëtare dhe edukim 4.0, duke kombinuar teknologjinë dhe kreativitetin për të përgatitur liderët e së ardhmes.

Po ashtu, një ligjëratë për studentët e Ndërtimtarisë ka mbajtur edhe Prof. Visar Krelani, ku janë paraqitur aspektet e jetëgjatësisë së strukturave dhe punët kërkimore në UBT.

Dekani i Arkitekturës, Prof. Binak Beqaj, paraqiti rëndësinë e ndërdisciplinaritetit që ndërlidh drejtimet e ndryshme dhe po ashtu si ai aplikohet shumë mirë në UBT.

Në këtë vit akademik, përmes programit Erasmus, edhe dy studentë të nivelit master në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Diellza Vishi dhe Leart Shabani, po i ndjekin studimet në këtë universitet, të cilët po ashtu po zhvillojnë hulumtime të ndara nën udhëheqjen e njërit ndër profesorët më të njohur të Spanjës dhe Europës, Prof. Pedro Serna, i cili është gjithashtu mbështetësi më i madh i kësaj marrëveshjeje.

Delegacioni i UBT-së ka pasur shumë takime me rëndësi, në të cilat u shkëmbyen përvoja dhe u shpreh gatishmëria për bashkëpunim edhe më të thellë në fushën e mësimdhënies, shkencore, konferencave etj.

Delegacioni u takua me pro-rektorin e Universitetit Politeknik, me Prof. Pedro Serna, i cili ishte organizatori kryesor, me sekretarin e Institutit të Hulumtimeve në UPV, ku studentët e UBT-së po realizojnë hulumtime të rëndësishme, si dhe u takuan me përfaqësues të Zyrës Ndërkombëtare në këtë Universitet.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i UBT-së po realizon takime me përfaqësues të lartë akademikë dhe drejtues të fakulteteve përkatëse, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe shkëmbimin e përvojave akademike dhe profesionale.

Diskutimet u përqendruan në partneritete në fusha të ndryshme, siç janë arkitektura, planifikimi hapësinor, inxhinieria ndërtimore, si dhe në bashkëpunime për projekte kërkimore dhe mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik.

Exit mobile version