UBT News

UBT në bashkëpunim me Vienna goes Europe dhe Europe House organizuan diskutim rreth dezinformimit

Në Shtëpinë e Evropës në Kosovë, nën organizimin e UBT-së, Vienna goes Europe dhe Europe House, u diskutua rreth dezinformimit, rreth trendeve të zhvillimit të teknologjisë – ndikimi apo mosndikimi në përhapjen e mëtejshme të dezinformimit, si dhe rreth propagandës.

Në panelin e diskutimit ishin: rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, presidentja e Vienna goes Europe, Kati Schneeberger, zëvendëspresidenti i Vienna goes Europe, Dietmar Pichler, profesoresha nga Universiteti i Prishtinës, Lindita Tahiri, drejtori i Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci, moderimi u bë nga Elion Kollçaku, gjersa fjalën hyrëse e pati AnnaCarin Platon, zëvendëshefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në këtë diskutim, u ritheksua se arsimimi dhe edukimi janë mjetet kryesore për të luftuar dhe parandaluar dezinformimin dhe propagandën në Kosovë dhe më gjerë.

Rektori Hajrizi theksoi se dezinformomi dhe propaganda janë çështje të ndërlikuara dhe që nuk anashkalohen lehtësisht, por vlerësoi se angazhimi duhet të përqendrohet te zhvillimi i teknologjisë dhe sigurisë kibernetike.

Panelistët e tjerë vlerësuan se përmes edukimit bëhet luftimi i dezinformomi në media, e posaçërisht në mediat sociale, në të cilat potencuan se ka një hapësirë të madhe e cila keqpërdoret për të përhapur lajme të rreme dhe propagandë.

Exit mobile version