Instituti për Planifikim Urban dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në UBT në bashkëpunim me Komunën e Klinës kanë filluar realizimin e projektit: Hartimi i Planit Zhvillimor Komunal 2023/2031.
Plani Zhvillimor Komunal është dokumenti më i rëndësishëm që përcakton prioritetet zhvillimore të komunës për tetë vitet e ardhshme.
Nga Instituti i UBT-së në takim me përfaqësuesit e Komunës së Klinës morën pjesë profesorët: Hazer Dana dhe Tomor Qela.
Gjatë realizim të këtij projekti do të angazhohet një grup nga UBT që përbëhet nga profesorë të fushave të ndryshme për të kontribuuar me eksperiencat e tyre në realizimin e një plani sa më kualitativ për Komunën e Klinës.