Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Emond Hajrizi, në një akt solemn të cilin e përshkroi si një moment të veçantë për institucionin dhe për vendin, në emër të UBT-së ka nderuar me çmimin më të lartë institucional “Leadership Excellence Award”, David Phillips.
Në këtë ceremoni të rëndësishme, e cila u zhvillua Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, u shfaq një atmosferë e ngrohtësisë dhe përkushtimit ndaj veprave të mëdha dhe ndikimit të tyre në shoqëri.
Çmimi iu nda David Phillips për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në avancimin e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme për të promovuar paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në Kosovë.
Duke i bërë nder, Rektori Hajrizi e përshkroi David Phillips si një figurë jashtëzakonisht të rëndësishme në skenën ndërkombëtare, një diplomat dhe studiues i njohur për kontributin e tij të shquar në shumë fusha, sidomos në politikën ndërkombëtare dhe në promovimin e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut.
Në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë e ndarjes së çmimit, Phillips shprehu falënderimin e tij për nderimin e UBT-së ndaj veprës së tij, duke e quajtur atë një nder i madh dhe një përkujtim të rëndësishëm për përpjekjet e tij të gjata dhe të palodhshme. Ai theksoi se amerikanët nuk kanë patur kurrë miq më të mirë se shqiptarët.