UBT News

UBT nderon bashkëpunëtorët profesionistë për dekadën e tyre të angazhimit

Në një mbrëmje plot emocion dhe respekt, UBT ka nderuar 18 bashkëpunëtorë profesionistë për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm dhe kontributin e jashtëzakonshëm gjatë një dekade bashkëpunimi. Ceremonia u mbajt në kuadër të eventit festiv të fundvitit, ku u vlerësua puna dhe përkushtimi i këtyre individëve që kanë ndihmuar në ndërtimin dhe zhvillimin e suksesit të UBT-së.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë ndarjes së çmimeve falënderoi të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e punës së përbashkët për arritjen e vizionit të institucionit.

Këta individë janë shembull i angazhimit profesional dhe vizionit të përbashkët për edukimin cilësor dhe zhvillimin e vazhdueshëm. Ju faleminderit për dekadën e përkushtimit që e keni dedikuar UBT-së dhe për ndikimin tuaj në formimin e një institucioni lider”, tha Hajrizi.

Emrat që u nderuan për kontributin e tyre janë: Driton Kryeziu, Marjan Ivesaj, Mustafe Hasani, Xhelal Jashari, Besian Sinani, Feti Selmani, Mimoza Sylejmani, Muhamet Gervalla, Naide Avdo, Rineta Jashari, Shkëlqim Berisha, Zejnulla Rexhepi, Aferdita Maliqi, Nagy Karoly, Ibush Luzha, Ilir Abdullahu, Blerim Zylfiu dhe Vehbi Sofiu.

Të nderuarit vlerësuan lart këtë moment dhe shprehën mirënjohjen për mundësinë për të qenë pjesë e rrugëtimit të UBT-së, duke e cilësuar atë si një shtëpi të dytë ku puna dhe përkushtimi janë shpërblyer gjithmonë.

Kjo iniciativë është një tjetër dëshmi e angazhimit të UBT-së për të vlerësuar dhe fuqizuar burimet njerëzore si shtyllë kryesore e suksesit të saj. Në një atmosferë festive, ceremonia u mbyll me një mesazh të fuqishëm për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përballjen me sfidat e reja që sjell 2025-a./UBTNEWS/

Exit mobile version