UBT News

UBT nderohet me çmimin Best Innovative Education 2021 nga Annual Balkan Business Awards në Sofje

UBT, si bartësi i arsimit të lartë kryesor në Kosovës, ka arritur një sukses tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Si institucion lider në rajon për teknologji dhe inovacion, UBT është nderuar me çmimin “Best Innovative Education 2021” nga Annual Balkan Business Awards, në Sofje, i cili është mbajtur nën patronatin e komunës së Lovech, një qytet ky i vjetër por i pasur me trashëgimi kulturore bullgare.

Çmimi i është dorëzuar Rektorit të UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizit, nga Kryetarja e Komunës së Lovech, znj. Kornelia Marinova, në një ceremoni solemne të mbajtur në Presidium Palace Hotel, me pjesëmarrje të personaliteteve të shumta, përfshirë edhe të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Kosovës në Bullgari, Ambasadorin z.Delfin Pllana.

Takimi me Kyetaren e Komunës së Lovech, znj. Kornelia Marinova.

“Ky çmim është një arritje e çmuar për UBT-në, për përkushtimin e këtij institucioni në fushën e inovacionit dhe teknologjisë dhe vjen pas disa çmimeve tjera të rëndësishme që UBT ka marrë për arritje kulminante në disa prej kryeqendrave botërore”, u shpreh me këtë rast, Rektori Hajrizi.

Çmimi “Best Innovative Education 2021”, UBT-së i është dhënë për arritjet e pakrahasueshme në ofrimin e teknologjisë së re në edukimin Classroom 3.0 dhe për Smart University 4.0.

Ky event organizohet për t’i nderuar të gjitha ato biznese të Ballkanit që edhe në kohë krize, arritën të kenë sukses në zhvillimin e qëndrueshëm dhe sigurimin e standardeve evropiane. Ndër të tjerash, Çmimet Ballkanike të Biznesit 2021 shënuan arritjet më domethënëse në biznes në Ballkan, të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë në këto rajone.

Takimi me Kyetaren e Komunës së Lovech, znj. Kornelia Marinova.

Ndër të tjerash, Rektor Hajrizi, nën shoqërimin e Ambasadorit Delfin Pllana në Bullgari, zhvilloi një takim zyrtar me Kryetaren e Komunës Lovech, Kornelia Marinova e cila shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar me UBT, drejt zhvillimit inovativ.

Exit mobile version