UBT News

UBT ndau rreth 200 bursa për studentët e dalluar dhe thirrjet akademike në shënim të Ditës së Pavarësisë

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, u bë ndarja e bursave për rreth 200 studentë të dalluar të të gjitha drejtimeve në UBT, si dhe u bë ndarja e thirrjeve akademike në shënim të pesëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi uroi studentët për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, njëherit i përgëzoi ata për suksesin e arritur përgjatë studimeve.

“Ju jeni ambasadorët e rinj të UBT-së dhe ardhmëria e Kosovës. Duhet të vazhdoni të punoni dhe angazhoheni për t’i arritur qëllimet tuaja. Ne filluam rrugëtimin tonë akademik për të bërë diçka ndryshe, për të kontribuar në krijimin e një brezi të ri, të shkolluar e akademik, që Kosovës do t’i dalin zot, e do e udhëheqin në të ardhmen në procese dhe fusha të ndryshme”, u shpreh rektori Hajrizi.

Drejtori për Çështje Akademike në UBT, Muhamet Ahmeti, përgëzoi studentët për arritjet e tyre përgjatë studimeve duke iu dëshiruar atyre një rrugëtim të suksesshëm akademik dhe profesional.

Me vendim të Këshillit Akademik të UBT-së, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në konfirmoi edhe thirrjet akademike për profesorë të UBT-së, të cilët me kontributin e tyre po edukojnë gjenerata të tëra të profesionistëve të rinj në më shumë se 50 fusha të studimit.

Exit mobile version