Është mbajtur takimi i nëntë i progresit të projektit GEOBIZ, në kuadër të programit dhe projektit Erasmus+ Ka2 për ngritjen e kapaciteteve në fushën e arsimit të lartë, e ku morën pjesë edhe përfaqësues nga UBT.
Në këtë takim, UBT u përfaqësua nga profesorët: Tomor Çela, Hazir Çadraku dhe Edon Maliqi, nga ku së bashku me universitete tjera partnere të programit diskutuan për implementimin e kurrikulës GEOBIZ dhe planin e mëtutjeshëm të programit, si dhe për të mësuarit bazuar në probleme të drejtuara nga biznesi për përsosmërinë e akademikëve në gjeoinformatikë.
Në këtë takim, u diskutua edhe për progresin e arritur të këtij projekti, teksa u fol edhe për mundësinë e organizimit të workshop-eve që ndërlidhin biznesin me akademinë.
Ky takim është mbajtur në mënyrë hibride dhe vendi mikpritës ishte Podgorica, konkretisht Fakulteti i Filozofisë i Universitetit të Malit të Zi.